Presidentja kroate vjen me fjalë të mëdhaja për Kosovën

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitarovic e ka shpreh edhe nji herë përkrahjen e shtetit të saj për Kosovën.

Kitarovic sot tha se Kroacia ka me mbështetë Kosovën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Madje simbas saj, problemi i Kosovës dallon me atë të shteteve të tjera, të cilat çashtjet e tyne të mbrendshme i përdorin si justifikim për mos me njoftë Pamvarësinë e Kosovës.

“Kroacia do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në anëtarësimin nëpër organizata ndërkombëtare, dhe në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në BE, përkundër asaj që ende ka shtete të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Situata e statusit legal të Kosovës ndryshon shumë me atë të shteteve të tjera, ku vende të ndryshme e krahasojnë atë me çështje të brendshme, për arsye të së cilave ato ende nuk e kanë njohur Kosovën”, u shpreh Kitarovic.

Kitarovic ka fol sot edhe për marrëdhaniet e shtetit të saj me Serbinë, për të cilat tha se kanë mbet ende shumë çashtje ta pa sqarueme.

Ajo po ashtu tha se në nji të ardhme mundet me vizitue Serbinë, mirëpo vetëm kur kushtet për nji vizitë të tillë plotësohen nga Beogradi.

Shperndaje në: