Mbrenda burgut australian të sigurisë së naltë, 400 të dënuem pa asnji qeli (foto)

Burgu ma i ri i sigurisë së naltë në Australi nuk ka qeli dhe të dënuemit munden me ba telefonata natën vonë ose munden me pa televizorin personal me prekje.

Hunter Correctional Centre (HCC), në veri të Sidneyt mendohet se asht e ardhmja e burgjeve, aty ku munden me u rehabilitue disa nga kriminelët ma të këqij të mundshëm.

Edhe pse 400 të burgosunit e këtij institucioni kanë privilegje që nuk i kanë të tjerët në burgjet e zakonshme të sigurisë së naltë, ata punojnë dhe kanë programin mësimor të detyrueshëm, që i pregadit për jetën që i pret mbas shlyemjes së dënimit.

Gjithashtu, janë nën vëzhgimin e rreptë të plot 600 kamerave që shohin çdo lëvizje.

Në rast incidentesh, asht gjithmonë gati nji skuadër elitare që rri mbrenda burgut.

Në 6 muejt e parë të funksionimit të HCC’s nuk ka pas raste incidentesh, kështu që skuadra elitare nuk asht vu në punë ende.

Shperndaje në: