Thaçi: Për bisedimet më Serbinë, ka shumë ide, por dhe ‘Fake News’

Presidenti Hashim Thaçi, nuk ka mohue mundësinë që me Serbinë do të diskutohet edhe për shkëmbimin e territoreve.

Kryetari i shtetit nuk ka dashtë me i komentue raportimet në media se pala kosovare ka në plan t’i japë hov idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Ai ka thanë se rreth bisedimeve me Serbinë, ka shume komente e ide, por edhe Fake News.

Këto komente Thaçi i ka ba mbas vendosjes së kurorave me lule te varri i Adem Demaçit.

Shperndaje në: