Kur ‘shokon’ Apastolova: Papunësia si pasojë e korrupcionit dhe arsimit të dobët

Ikja nga vendlindja e shumë të rijve për shkak të papunësisë, mbetet brenga ma e madhe e qytetarëve të Kamenicës, vend ky që asht shembull i marrëdhanieve të mira ndëretnike.

Këtë problem dhe çashtje të tjera, të cilat po i preokupojnë qytetarët e të gjitha komuniteteve, ata ia kanë shpreh përfaqësueses së BE’s në Kosovë, Natalyia Apostolova, si dhe kryetarit të tyne, Qëndron Kastratit.

Në takimin e përbashkët, ku u dhanë ide rreth përmisimit edhe ma të madh të marrëdhanieve ndëretnike, qytetarët i kërkuen përfaqësueses së BE’s mbështetje financiare.

Përfaqësuesja e BE’s Apostolova, tha se kjo situatë asht krijue si pasojë e cilësisë së dobët në arsim, pasoja këto që, simbas saj, kanë me u pa tek mbas 15 vjetësh.

Simbas saj, shkaktar janë edhe korrupcioni, si dhe moszbatimi i ligjeve.

Shperndaje në: