Shembull qe duhet me ndjekë Kosova – Franca ndalon përdorimin e telefonave në shkolla

Parlamenti i Francës ka miratue nji ndalesë për përdorimin e telefonave mobil në shkolla.

Simbas ligjit të miratuem sot, ndalimi i përdorimit të telefonave ka me u ba nëpër shkollat të mësimit parafillor, fillor dhe në shkollat e mesme.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kishte ba fushatë për ndalimin e përdorimit të telefonave mobil në shkolla.

Nxënësit francezë deri tash nuk ishin lejue me përdorë telefonat e tyne gjatë orëve mësimore dhe çdo shkollë, kishte rregullat e veta, nëse kishte me lejue apo jo që nxanësit me përdorë telefonat.

Shperndaje në: