Homazhe e mbledhje komemorative për Bekim Lumin

Teatri Kombëtar i Kosovës sot tue fillue nga ora 12:00, ka me organizue homazhe dhe mbledhje komemorative për aktorin dhe regjisorin Bekim Lumi.

Lajmin e bani të ditun ushtruesi i detyrës së Teatrit Kombëtar, Milot Mustafa, i cili tha se asht formue nji Këshill organizativ i cili ka vendos që në orën 14:00, me qenë ceremonia e varrimit.

Bekim Lumi ka vdek dje mbas nji lufte ma shumë se dy vjeçare me nji smundje të randë./kp

Shperndaje në: