Australia ne hall, kryeqyteti ‘pushtohet’ nga kangurët

‘Banda’ kangurësh po sulmojnë lëndinat me bar në kryeqytetin australian, Canberra, tue mos kursy as fushat sportive, kopshtet e shtëpive private apo lulet anash rrugëve, e kjo për shkak të mungesës së ushqimit.

Banorët e Canberra’s, i janë drejtue mediave sociale me pamje të kangurëve kërcyes jashtë habitateve të tyne të zakonshme.

Por, përtej fotove të lezetshme, lexohet edhe shqetësimi mbasi kangurët e uritun rrezikohen me vdekë nëpër rrugët e qytetit mbasi orari i tyne i ushqimit koincidon edhe me orën e pikut të trafikut.

Simbas specialistëve, kushtet e motit kanë ba që për kafshët me mbetë pak ushqim në natyrë ndaj ata i janë drejtue qytetit.

Me vozitë kerrin në zona të popullueme shumë nga kangurët, nuk këshillohet në agim apo në perëndim, orar ky kur kafshët duen ushqim, mbasi ato munden me u  hidhë përballë mjeteve në lëvizje, papritun.

Shperndaje në: