A ka me u diskutue ndamja e Kosovës? Qe çka thotë Pacolli

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka ripërsëritë qëndrimet e tij se në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, nuk do të hidhet propozimi për ndamjen e Kosovës.

Në nji intervistë dhanë për “Danas” , Pacolli ka potencue se ndamja e Kosovës nuk do ju konvenonte as vetë serbëve.

“Kosova nuk ka asnji kandvështrim në këtë çashtje, sepse nuk ka asnji mundësi që propozimi për shkëmbim të territoreve të hidhet në tavolinën e bisedimeve. Ndamja e Kosovës nuk do t’iu konvenonte as serbëve të cilët jetojnë në Kosovë. Zgjidhja ma e mirë do të ishte që të shmangen territoret dhe kufijtë kur flitet për marrëveshje”, ka thanë Pacolli.

Shperndaje në: