Palmer: SHBA s’e përcakton shtrimjen e negociatave Kosovë-Serbi

Zavendës-ndihmës Sekretari amerikan i shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Matthew Palmer, derisa po qëndron në Shkup për me përshëndetë marrëveshjen e emnit me Greqinë, i ka dhanë mbështetje edhe dialogut mes Kosovës e Serbisë.

I pyetun për negociatat midis dy vendeve, përfaqësuesi i naltë i DASH’it tha se SHBA e mbështesin procesin e bisedimeve të udhëhequna nga Bashkimi Europian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, përkatësisht ndërmjet Presidentëve Aleksandar Vucic dhe Hashim Thaçi, raporton VOA.

“Nuk varet nga ne që të përcaktojmë shtrirjen e këtyre negociatave. Ne jemi duke punuar me të gjitha palët e përfshira për të theksuar mbështetjen tonë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, theksoi ai.

Shperndaje në: