Çka po ndodhë? Thaçi thërret përseri konferencë për media

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrë për nesër edhe nji konferencë për media.

Në nji njoftim të Zyrës për Informim nuk përmendet arsyeja e thirrjes së kësaj konference.

Por vetëm në dy javët e fundit, Thaçi ka mbajt disa konferenca për media, ku ka fol kryesisht për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhanieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë konferencë Thaçi ka përsërit qëndrimin se Kosova në asnji rrethanë nuk ka me  pranue ndamjen e Kosovës, megjithatë mbetet e hapun për korrigjimin e kufijve, tue mos përjashtue mundësinë e bashkimit të Preshevës me Kosovën.

 

Shperndaje në: