Rekordi i të nxetit në Europë, mundet me u thy në Spanjë dhe Portugali

Derisa Europa asht mbërthy nga nji valë e të nxetit, parashikuesit e motit thonë se rekordi i të gjitha kohnave mund të thyhet në ditët në vazhdim.

Rekordi aktual në Europë asht 48 gradë Celsius, i regjistruem në Athinë, në Korrik të vitit 1977.

Temperaturat janë në rritje në Spanjë dhe në Portugali dhe parashikuesit e motit thonë se munden m’u vazhdue të rriten, tue thy rekordet kombëtare dhe rekordin 41-vjeçar në Europë.

Shërbimi kombëtar meteorologjik në Spanjë lëshoi nji paralajmërim ma s’paku deri të Diellën, tue thanë se vala e të nxetit ka me qenë “veçanërisht e fortë dhe e qëndrueshme në jugperëndim”.

Grupi i paralajmërimit të motit në Europë, Meteoalarm, l’shoi paralajmërime të kuqe, që nënkuptojnë rrezik për jetën, për pjesën ma të madhe të Portugalisë jugore dhe për provincën Badajoz në Spanjë.

Shperndaje në: