Flet nana e Bin Ladenit, qe çka thotë për herë të parë për birin e saj!

Takimi i fundit me djalin e saj ishte në vitin 1999 dhe Alia Ghanem e kujton atë mirë.

Ajo ishte bashkue me pjesën tjetër të familjes në Afganistan:

“Ai u gëzua që na takoi, ai theri një kafshë për gosti, patëm një banket, ftoi shumë njerëz”, thotë ajo.

Dy vjet ma vonë – më 11 Shtator 2001 – Al Kaeda, formacioni terrorist ku Osama Bin Laden ishte nji nga themeluesit, kishte me krye sulmin i cili ka me shënue nji pikë kthese historike në rrjedhën e ngjarjeve botnore.

Për herë të parë Alia Ghanem, nana e Osama Bin Laden, 17 vjet mbas sulmit në Kullat Binjake, 7 vjet mbas vdekjes së të birit, pajtohet me folë me mediat, shkruen Javanews.

Ajo e ban këtë në nji intervistë të gjatë me ‘The Guardian’.

“Ai ishte një fëmijë shumë i mirë – thotë ajo – pastaj pasi mbushi moshën njëzet vjeç, Osama takoi dikë që e trullosi. Jeta ime u bë e vështirë, sepse ai ishte larg meje”.

Ajo pretendon se asht përpjek me largue Osaman nga ‘shoqnitë e këqija’:

“Gjithmonë i thoja të qëndronte larg prej tyre dhe ai kurrë nuk e pranonte para meje se çfarë po bënte, sepse më donte aq shumë” – shprehet Alia.

Shperndaje në: