LIVE, tentohet vrasja e Presidentit Maduro në Venezuelë (video)

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro thotë se ai i ka mbijetue nji përpjekje për vrasjen e tij me dron.

Maduro ishte tue fol në nji ngjarje ushtarake në Karakas, kur ndodhi sulmi i dyshuem, shkruen BBC.

Video e drejtpërdrejtë e fjalimit të Maduro’s tregon Presidentin papritmas tue pa nalt – i habitun – dhe dhetaa ushtarë tue ik.

Maduro ka fajësue Kolumbinë për sulmin – diçka e mohueme nga Bogota si nji akuzë “e pabazë”.

Shtatë ushtarë u plagosën dhe disa njerëz u arrestuen ma vonë, thanë autoritetet e Venezuelës.

Shperndaje në: