Vrahet nji person në Fushë Kosovë

Nji 54 vjeçar asht vra në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmue edhe zadhanësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka ba të ditun për lajmi.net se rasti ka ndodh në rrugën ‘Nana Terezë’.

“Një person B.I 54 vjeçar, është plagosur me armë zjarri nga persona të dyshuar, dhe i njëjti pas transportimit në QKUK ka ndërruar jetë”, ka thanë Borovci.

Shkaqet e vrasjes nuk dihen, por Borovci ka thanë se Policia po vazhdon me hetimet.

“Hetuesit policor janë duke punuar në ndiçimin  e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, deklaroi Agron Borovci.

Shperndaje në: