Video tjetër e atentatit: Ushtria turr e vrap, Maduro kërkon ndihmë nga Trump (video)

Lajmi kryesor i mediave ndërkombëtare vazhdon me qenë sulmi me dron ndaj Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Ai i pshtoi atentatit teksa po fliste në nji paradë të ushtrisë.

Shpërthimet e tmerrshme e terrorizuen Presidentin dhe të shoqen.

Por edhe ushtria e tij e humbi plotësisht toruen siç tregojnë edhe pamjet e videos ma poshtë.

Deri tash thuhet se ishte nji pajisje fluturuese që i shpërtheu Presidentit para syve.

Maduro tha se mbas sulmit qëndron Kolumbia, mbasi ky vend e ka akuzue atë se po minon demokracinë në Venezuelë.

Ai i ka kërkue ndihmë Presidentit amerikan, Donald Trump, tue thanë se ai mundet me ndihmue që me luftue këto sulme terroriste.

Maduro beson se disa emigrantë venezuelas në SHBA mund të kenë sponsorizue sulmin ndaj tij.

Shperndaje në: