Përjashtimi nga kombëtarja, mediat zvicrane në mbështetje të Behramit

Përjashtimi i Valon Behramit asht lajmi i ditës në median zvicrane, e cila në përgjithësi ka rezultue kritike në drejtim të Federatës Zvicrane dhe trajnerit Petkovic, për mënyrën sesi administruen situatën me mesfushorin.

“Federata Zvicerane e humbi kontrollin”, thekson “Noje Zyrher Xaitung”.

“Ajo dhe trajneri treguen mungesë respekti ndaj nji futbollisti që ka dhanë shumë për skuadrën”. “Re të zeza kanë ra mbi kombëtaren”, shkruente “Argauer Xaitung”.

Ndërsa “Tages Anxaiger” shkruen se largimi i Behramit nga kombëtarja asht vetëm zhurma e fundit e ngritun rreth skuadrës.

Situata ka me mbetë e nderë mbasi çashtja e lojtarëve me dy pasaporta asht ende shumë e hapun.

Lexoni lajmin e plotë:

Një tjetër media, “Tagblat” publikoi një letër të hapur drejtuar Valon Behramit, ku e falënderon për kontributin e madh që ai ka dhënë, ndërkohë që shfaqi edhe befasinë për mënyrën sesi e menaxhoi këtë situatë Federata Zvicerane e Futbollit për ta mbyllur letrën me frazën: Do ta ndjejmë mungesën tënde.

Një mesazh lamtumire nga kombëtarja zvicerane, Valon Behrami mori edhe nga Granit Xhaka. “Valon, ajo që mund të them është shumë Faleminderit. Je një ikonë e vërtetë e kombëtares zvicerane. Krijuam kujtime në fushë, u bëmë miq përjetë”, shkruante Granit Xhaka në Instagram.

Mesazhe të shumtë Valon Behrami ka marrë edhe nga tifozë të shumtë zviceranë, një pjesë e mirë e të cilëve nuk i kursyen kritikat ndaj Petkoviç, në rrjetet sociale.

Shperndaje në: