Thaçi prap thërret konferencë për media, për çka ka me folë tash?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpeshtue konferenca për media kohën e fundit.

Zyra e Presidentit nëpërmes nji njoftimi për media ka ba të ditun se Presidenti nesër ju drejtohet qytetarëve përmes mediave.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër në orën 11:00 mban konferencë për media”, thuhet në njoftimin nga Presidenca.

Lexoni lajmin e plotë:

Konferenca të njëpasnjëshme për dialogun, marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, ushtria por herë pas herë edhe kundërreagime ndaj politikanëve e partive politike ishin arsyet që presidenti e ka pa të arsyeshme të sqarohet për opinionin, shkruan lajmi.net.

Sido qoftë në njoftim nuk bëhet e ditur temën që do të diskutohet, por mund të jetë tema e cila ka ngjallur reagime të shumta kohën e fundit, korrigjimi i vijës kufitare me Serbinë, përkatësisht Presheva, Medvegja dhe Bujanovci të bashkohen më Kosovën dhe referendumi që do të organizohet.

“Vullneti masiv i qytetarëve të Kosovës është në favor të kësaj ideje, gjithashtu vullneti masivë është edhe i atyre që jetojnë në Luginë të Preshevës që t’i bashkëngjitën Kosovës. Kërkesa e tyre është e drejtë dhe e pranueshme. Në rast se ka pajtim mes dy palëve për këtë kërkesë askush nuk do të jetë kundër, as SHBA-të e as BE-ja”, tha Thaçi në një intervistë.

Presidenti vazhdon  të insistoj se nuk do të ketë ndarje e as shkëmbim të territoreve pasi këtë e quan ide të vjetër të akademisë së shkencave në  Serbi, por thotë se po punon fuqishëm për bashkimin e Luginës me Kosovën.

Madje sipas presidentit as që bëhet fjalë se në rast të bashkimit të Luginës, Kosova mund të humb një pjesë të veriut.

“E ritheksoj, Kosova është një, është vend i pavarur sovran nuk do të ketë ndarje nuk do të ketë shkëmbim, mund të ketë dhe duhet të ndodhë bashkimi i Medvegjes, Bujanovcit dhe Preshevës me Kosovën, të tjera janë lajme të rrejshme”, shtoi me tej Thaçi.

Ai konfirmoi se në shtator zyrtarisht do ta prezantoi idenë e bashkimit të Luginës me vendin tonë.

“Besoj nga shtatori do të ketë diskutim të hapur për këtë çështje, por gjithçka do të jetë transparente, unë do të flasë me qytetarët e Kosovës  si dhe do të shqyrtoj seriozisht që për këtë çështje qytetarët të deklarohen me pyetjen në rast janë në favor të bashkimit të Luginës me Kosovën”, ka thënë me tej Thaçi. 

Shperndaje në: