Serbia në alarm, nji virus i rrezikshëm e ka godit vendin fqinj

9 persona kanë vdek deri tash nga virusi i Nilit Perëndimor dhe janë regjistrue 102 raste të kësaj smundje.

Kjo ka ndodh në shtetin fqinjë të Kosovës, Serbinë

Numri i të vdekunve nga 5 në 9 ka alarmue shtetin serb nga ky virus, raportojnë mediat serbe.

Ethet e Nilit Perëndimor u regjistruen për herë të parë në Serbi në vitin 2012.

Prej atëherë e tutje deri në vitin 2017 janë raportue 574 raste dhe 61 persona kanë vdekë, përcjell lajmi.net.

Kjo asht nji smundje sezonale dhe shumica e rasteve ndodhin gjatë periudhës së aktiviteteve ma të mëdha të mushkonjave.

Ekspertët kanë tregue se gjysa e dytë e muejit Korrik dhe Gushti janë ma të rrezikshëm për shkak të temperaturave të nalta.

Cilat janë simptomat e Virusit?

Dhimbje koke intensive, qafë e lodhshme, dobësim i muskujve dhe simptoma kryesore, ethet. Virusi i Nilit Perëndimor, i cili është i përhapur shumë në Serbi ndodh për shkak të numrit të madh të mushkonjave.

 

Si mund të transferohet ai?

Transmetuesit kryesorë të virusit të Nilit Perëndimor janë mushkonja. Kjo është një sëmundje virale që transmetohet nga thumbimi i mushkonjave të infektuara. Virusi nuk mund të transmetohet nga njëri tek tjetri.

Kush është më i pambrojtur?

Njerëzit me sëmundje kronike, si dhe ata me imunitet të dobët, kanë një predispozitë më të madhe për të marrë këtë sëmundje.

Shperndaje në: