Veseli: Stadiumi Kombëtar ka me qenë ma moderni në Rajon

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci vizituen lokacionin ku ka me u ndërtue Stadiumi Kombëtar i Kosovës.

Ministri Gashi njoftoi se MKRS ka zhvillue procedurat për përzgjedhjen e kompanive për fizibilitet.

Ministri tregoi se janë përzgjedh gjashtë kompani në rrethin e ngushtë dhe kanë me u marrë me këtë proces.

“19 kompani prestigjioze që kanë hartuar projekte të stadiumeve ndërkombëtare kanë konkurruar, janë kompani me renome dhe është një fat i mirë që në thirrjen tonë për hartim të projektit kemi pasur kompani të këtilla”, ka spjegue ministri.

Kurse kreu i Kuvendit Kadri Veseli ka thanë se vitin e ardhshëm, në këtë lokacion pritet me fillue ndërtimi i Stadiumit Kombëtar.

“Ky kompleks sportiv do të jetë nga më modernët në rajon. Do të investojmë në ngritjen e infrastrukturës sportive gjithandej Kosovës, në mënyrë që rinia jonë e talentuar të ketë kushte më të mira dhe me sukseset e saj ta bëjë krenar shtetin tonë”, ka thanë Veseli.

Shperndaje në: