Dua: Ka m’u veshë kuq e zi në festivalin e Prishtinës (foto-video)

Ky asht veç fillimi i karrierës sime” ka thanë sot mes tjerash në konferencën në Prishtinë kangëtarja shqiptare Dua Lipa.

Lipa po qëndron në Prishtinë për koncertin e datës 10,11 dhe 12 Gusht, në kuadër të Sunny Hill Festival.

Ajo asht pyet në nji pikë se a ka ndonji befasi për koncertin e saj në Prishtinë.

“Do të vishem kuq e zi” ka thanë Dua, edhe pse në hajgare kjo pritet me u pa nëse ka me qenë e vërtetë në koncertin e radhës, shkruen KultPlus.

Dua Lipa tregoi se shumë shpejtë ka me lansue edhe kangen e saj te re, nji bashkëpunim kësaj radhe.

Sunny Hill Festival ka me u mbajt në Parkun e Gërmisë.

Shperndaje në: