Fleni ma shumë se 8 orë? Qe çka duhet me ditë!

Nëse fleni ma shumë se 8 orë çdo natë, jeni ma të rrezikuem për nji vdekje të parakohshme.

Rezultatet ma të fundit të nji studimi të realizuem në Universitetin Keele në Staffordshire të Anglisë, tregon se njerëzit të cilët kanë tendencën me ju përkushtue gjumit ma shumë se sa nevojitet, bajnë të mundun me ju shfaq ma vonë probleme me frymëmarrjen dhe smundje të ndryshme të zemrës.

Dembelizmi që shoqnohet me këtë simptomë asht gjithashtu tregues i nji shëndeti të përgjithshëm jo të mirë.

Studimi përfshiu rreth 3 milionë persona.

Gjithashtu, për marrjen e të dhanave, u nevojit nji periudhe kohore 1970-2017, tue marrë informacione për vdekshmëninë e smundjet kardiovaskulare në përpjesëtim me sasinë e gjumit te secili person.

Koha ideale për me pasë nji shëndet të mirë asht me flejtë 7 orë gjumë në natë.

Shperndaje në: