Sali Berisha kategorik kunder ‘korigjimit te kufijve”! Ky asht plan serb me argat ne Prishtine! Qe dokumenti!


Zbulohet dokumenti i Organizate Joqeveritare serbe që ka propozue e para “ndamjen e Kosovës”.

Në dokument potencohet decidivisht propozimi për ‘korrigjimin e kufijve’.

Këtë fakt e ka ba publik edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka denoncue këtë aferë të dyshimtë.

Simbas ish-kryeministrit, ky propozim asht gatue në kuzhinat e Beogradit dhe po zbatohet nga argatët e tyne në Prishtinë.

Qe çka shkruen ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

Termi ‘korrigjim kufijsh’ midis Kosovës dhe Serbisë, është thjesht produkt i kuzhinës së Beogradit!

Të dashur miq, këtu më poshtë keni një dokument të kuzhinës së Beogradit, në të cilën flitet jo për ndarje apo copëtim të territorit të Kosovës, por për korrigjim të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës si dhe për marrëveshje ‘win-win’ midis këtyre dy vendeve.

Sipas këtij dokumenti:

1- “korrigjimi” i kufijve, term që përdor sot Beogradi dhe argatët e tij në Prishtine, nënkupton as më shumë dhe as me pak se si ti kalojnë Republikës së Serbisë katër komuna, konkretisht Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Patoku.

2- Kjo, sipas kuzhinës së Beogradit do te ishte një marrëveshje ‘win-win’, pra që do të fitonin te dy palët.

3- Në firmosjen e kësaj marrëveshje duhet të jetë Edi Rama!

Mendoj se ky dokument nxjerr lakuriq argatët e Beogradit që përpiqen të mashtrojnë shqiptarët me spekullime semantike të përgatitura në kuzhinën e kryeqendrës së Serbisë dhe të servirura në takime obskure të argateve të saj shqipfolës albanofob.

Këtu më poshtë, për cilindo që ka interes, keni në anglisht dokumentin e ‘think-tankut të Aleksander Vuçiç!

Shkarkoje Dokumentin

Shperndaje në: