Çka përmban modeli belgo-holandez për korrigjimin e kufinit që i referohet Thaçi?

“Te ndjekim modelin e Holandës dhe Belgjikës”.

Kjo asht deklarata që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, para do dite, dhe përban në të vërtetë edhe nji nga të paktat detaje të elaborueme prej tij në mbështetje të tezës për rishikimin e kufijve të Kosovës në kuadër të finalizimit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, ndërmjetësue nga Bashkimi Europian.

Por, cili asht modeli të cilit i referohet ai. Holanda dhe Belgjika, kanë rregullue paqësisht kufijtë e tyne kombëtarë, tue shkëmbye nji pjesë toke, në përpjekje për të zgjidhë nji makth juridiksioni policor në kufi.

Zona e diskutueme kishte përmasat e 27 fushave futbolli dhe gjendej në lindje të qytetit belg, Vise dhe në perëndim të katundit holandez Eijsden dhe përgjatë lumit Meuse.

Nga 2018, kufini i vendeve kalon tash mespërmes lumit me Holandën që ka marrë kontrollin e rreth 16 hektare tokë të re ndërkohë që Belgjika ka fitue rreth 3.5 hektarë tokë, shkruen tch.

Ndryshimi u ba mbasi nji gadishull i vogël mbi lumë, fitoi reputacion për mungesë ligji atje për shkak të vështirësive gjeopolitike të policimit atje nga ana belge, që në letra e kontrollonte atë.

Katërvjet ma parë, nji trup pa krye u gjet në gadishull, dhe autoritetet holandeze nuk mund të hetonin krimin mbasi ai kish ndodhë në Belgjikë. Policia belge në anën tjetër kishte vështirësi të arrinte në zonë dhe mund të shkonte atje vetëm me varka.

“Marrëveshja tregon se kufijtë mund të shkëmbehen edhe paqësisht”, tha ministri i jashtëm belg, Didier Reynders mbas nënshkrimit të saj. Sidoqoftë, kufini holandezo-belg asht ma pak racional në zona të tjera, me katundin Baarle Hertog, në veri lindje të Antverpit që asht i ndamë mes përmes me disa biznise e ndërtesa që nji pjesë e kanë në anën belge e tjetrën në atë holandeze.

Të dyja vendet janë anëtare të zonës “Schengen”, çka don me thanë se nuk ka kontrolle në kufi, dhe në praktikë, situata asht kryesisht nji kuriozitet turistik

Shperndaje në: