Real Madrid prezenton portierin ma të mirë të Botnorit 2018

Thibaut Courtois asht zyrtarisht nji futbollist i Realit të Madridit.

Gardiani belg ka lanë Londrën me u transferue në kryeqytetin spanjoll, ndërkohë që vetëm pak minuta ma parë ka folë për herë të parë si “Los Blancos”.

“Unë tash jam nji madrilen dhe jam njani prej jush. Falë presidentit Florentino Perez unë jam këtu. Sot unë realizova nji andërr. Jam shumë i lumtun. Çdokush që më njeh mue e din se unë kam punue për të ardhë këtu. Jam krenar që do të jem në ekipin ma të mirë në botë. I jam shumë mirënjohës Real Madrid. Gjatë tanë karrierës sime kam dhanë gjithmonë ma të mirën për të arritë këtë. kjo ishte andrra ime si nji fëmi”.

Shperndaje në: