Qe çka thotë ky analist serb për Putinin, kush mundet me zgjidhë problemin me Kosovën!

Nuk mundet me u kuptue se cila  kishte me qenë zgjidhja e pranueshme për Serbinë, por se qartas shihet se gjithçka po shkon në drejtim të njohjes së nji lloj pamvarësie të Kosovës, thotë Andrej Ivanji.

Bisedimet po shkojnë në nji drejtim – e ky asht se Serbia duhet me njoftë Pamvarësinë e Kosovës.

Si ka me ba Serbia këtë, na nuk e dimë, vendimet merren në nji rreth të ngushtë njerëzish rreth kryetarit Vucic, i ka thanë televizionit N1 gazetari i javores beogradase “Vreme”, Andrej Ivanji.

Ai shton edhe se takimi i Vucicit e Putinit në Moskë nuk ka me sjellë asgja të re rreth kësaj çashtje.

“Putini nuk mund të zgjidhë asgjë rreth çështjes së Kosovës, sepse kjo ndodh në anën tjetër të globit tokësor, por problem është se na ‘bombardojnë’ me informata të ndryshme mbi zgjidhjen e kësaj çështjeje… Kishim madje edhe për fundjave pritje të fillimit të njëfarë lufte në Kosovë, e cila nuk ndodhi”, ka thanë Ivanji.

Shperndaje në: