UEFA shpall kandidatët për lojtarët ma të mire të Champions

UEFA ka publikue kandidatët për lojtarët ma të mirë të edicionit të kaluem të Champions League.

Janë 12 lojtarë nga 3 për çdo pozicion.

Mes 12 futbollistëve, që kanë me diskutue çmimet për çdo rol, bjen në sy që mbizotnojnë ata të Real Madrid, që u shpall kampione e Europës, tue u rikonfirmue në të njajtin fron për herë të tretë radhazi.

Fituesit ka me u shpall ditën kur ka me u hidhë shorti i fazës së grupeve të Champions League, mesditën e 30 Gushtit, në Munih.

Juria, e cila ka dekretue finalistët përbahej nga 32 trajnerët e ekipeve pjesëmarrëse në grupe sezonin e kaluem.

Këtyne ju shtuen 55 gazetarë nga të gjitha federatat e UEFA’s, përfshi edhe Shqipninë.

Në të njajtën mënyrë, UEFA bani publike edhe 3 finalistët për lojtarin ma të mirë të Europa League, që u votuen nga trajnerët e fazës së grupeve dhe gazetarët.

Bjen në sy se, në listën e ma të mirëve, dy janë nga Atletico Madrid, Godin dhe Griezmann, e tjetri Dimitri Payet i Marsejës, edhe kjo skuadër finaliste.

Shperndaje në: