Sulmohet ambasada e Kosovës në Suedi

Ministria e Punëve të Jashtme ka dënue sulmin që ka ndodhë sot në orët e mbasdites ndaj objektit të Ambasadës së Kosovës në Suedi.

Reagimi:

MPJ vlerëson se sulme të tilla me mjete të forta, që kanë mundur të shkaktojë lëndime të rënda ndaj personelit diplomatik, përderisa ata kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare janë të papranueshme dhe kërkon nga autoritetet e shtetit pritës, që të zbardhen sa më shpejt kryerësit e kësaj vepre në mënyrë që ata të sillen para drejtësisë.

Ministria e Punëve të Jashtme falënderon autoritetet suedeze për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunimin e ngushtë në lidhje me këtë rast.

Shperndaje në: