Turistet, shkelma dhe grushte për nji…selfie!!! (video)

Kemi paa se si shumë persona kanë ba budallakia nga ma të ndryshmet për nji selfie. Disa kanë humbë jetën e disa të tjera kanë pësue lëndime të ndryshme tue tente me ba nji selfie perfekte.

Por, për nji foto mundet me ndodh edhe të përleshesh. Kjo ka ndodh mes dy turisteve në Romë të Italisë.

Nji holandeze 19-vjeçare dhe nji italo-amerikane 44-vjeçare në të njajtën kohë po banin selfie në nji shadërvan të Trevit, në Romë.

Por, të dyja pengonin njana-tjetrën për kandin perfekt dhe asnjana nuk hapte udhë.

Ato fillimisht u kapën me fjalë, e madej filluen të përleshen me grushte.

Shperndaje në: