Po vjen “Forca Hapsinore” amerikane, qe kur asht gati…

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka njoftue të Ejten për planin ambicioz të krimit të “Forcës Hapësinore” si kategori të gjashtë të ushtrisë së SHBA deri më 2020.

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, e ka përshkrue Forcën Hapsinore, gjatë nji fjalimi në Pentagon, si “ide, koha e së cilës ka ardhë”.

“Amerika do të kërkojë gjithmonë paqe në hapsinë, ashtu sikurse edhe në Tokë. Mirëpo, historia na ka tregue se paqja vjen vetëm përmes fuqisë dhe në sferën e hapsinës së jashtme, Forca Hapsinore e Shteteve të Bashkueme do të jetë ajo fuqi në të ardhmen”, ka thanë Pence.

Ai ka shtue se Kongresi duhet me veprue menjiherë tue themelue dhe financue këtë departament. Presidenti Trump ka thanë në nji postim në Twitter se, “Asht tue ardhë Forca Hapsinore”.

Kjo Forcë ka me qenë përgjegjëse për nji varg të kapaciteteve të randësishme të ushtrisë amerikane tue nisë nga satelitët që mundësojnë Sistemin e Pozicionimit Global (GPS), e deri te sensorët që ndihmojnë në nisjen e raketave.

Shperndaje në: