Djuric tregon a kanë me pasë serbët ma shumë territore mbas marrëveshjes me Kosovën

Drejtori i të ashtuquejtunës Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ka deklarue se Beogradi e Prishtina janë me milje larg marrëveshjes së përbashkët.

Megjithatë, thotë ai, nëse arrihet marrëveshja, serbët do të fitojnë ma shumë.

“Mos lejoni me ju rrejt najkush se me marrëveshje, nga e cila jemi larg me milje, do të keni ma pak se sa që keni ta. Me nji marrëveshje të tillë Serbia, që ka shumë gjasë të mos arrihet, por nëse arrihet, serbët në Kosovë mund të kenë vetëm ma shumë”, ka thanë ai, shkruen B92.

Ai ka shtue se Serbia ka me pasë ma shumë territore, të drejta, prona, fuqi institucionale dhe ndihmë financiare mbas nji marrëveshje me Kosovën.

Shperndaje në: