Avramopoulos i shkruen Hoxhajt për liberalizimin e vizave, ka fjalë të mira

Komisioneri për Punë të Mbrendshme dhe Emigrim, Dmitris Avramopoulos, i ka shkrue letër zavendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ku njeh progresin e Kosovës në rrugën drejt liberalizimit të vizave, tue konfirmue që tashma ka kërkue nga Parlamenti Europian dhe Këshilli që ta adaptojnë propozimin e Komisionit Europian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Me 19 Korrik Komisioni konfirmoi se Kosova ka përmbushë të gjitha kriteret e parapame për liberalizimin e vizave. Kosova ka shejue progres të madh në dy vitet e fundit dhe asht e randësishme që implementimi i reformave të vazhdojë. Tashma kam ftue Parlamentin Europian dhe Këshillin që ta adaptojë propozimin e Komisionit Europian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkrue Avramopoulos në letrën e tij drejtue zavendëskryeministrit Hoxhaj.

Në fund, Avramopoulos ka sigurue Hoxhajn për mbështetjen e tij të plotë ndaj Kosovës./Rrokum.TV

Shperndaje në: