Rusia e mbështet ndamjen e Kosovës, nëse…

Zavendësministrja e jashtme ruse Maria Zakharova, gjatë nji vizite në Serbi, mbas takimit me Ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Dacic, e pyetun nëse Rusia e mbështeti nji marrëveshje në mes të Serbisë dhe Kosovës, për ndamje të kësaj të fundit, ka thanë se Rusia ka me mbështetë atë nëse për të kishte me u pajtue edhe Serbia.

I pyetun nëse Rusia ka me pasë problem ndryshimin e kufijve në Ballkan, me propozimin për me nda Kosovën dhe caktimin e kufijve, ajo ka thanë se “kjo asht ma shumë nji pyetje për Serbinë dhe qytetarët serbë” dhe se Rusia mbetet në përputhje me pozitën e saj, e cila, tha ajo, nuk asht pozicion teorik, por praktik i bazuem në të drejtën ndërkombëtare, përcjell gazetametro.net.

Zakharova tha, që Rusia nuk kishte me pranue shtrembërim të kujtesës historike, dhe ndamja e Kosovës simbas saj pa referendum, asht nji shembull unik në Europë.

Shperndaje në: