Qe çka thotë Princi Leka II për çashtjen e kufijve!

Princ Leka II asht shpreh se “ma e mira për Shqipninë dhe Kosovën kishte me qenë bashkimi nën nji monarki shqiptare”.

Gjatë nji interviste ai “thekson se detyra e familjes mbretërore ka qenë që të heqë barrierat mes shqiptarëve dhe të promovojë bashkimin e grupeve shqiptare në Ballkan”.

“Një “Shqipëri e Madhe”, e drejtuar si një monarki kushtetuese, do të ofronte stabilitet më të madh politik se sistemi aktual politik”, asht shpreh ai.

Portali “Royal Center”, shkruen se Princi përdor Britaninë e Madhe dhe të tjera mbretni europiane, si shembuj të asaj që Shqipnia mundet me arritë në të ardhmen.

“Familja mbretërore do të respektojë gjithmonë vullnetin e popullit. Të jesh princ apo mbret është një jetë. Të jesh në gjendje t’i shërbesh vendit tënd nuk e shoh si një punë, por si nderin më të madh”, asht shpreh ai.

Shperndaje në: