E vulos Delawie: Amerika, përkrahësja ma e madhe e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkueme në Prishtinë, Greg Delawie, ka thanë se shteti i tij nuk ka ndryshue dhe se ende vazhdon me qenë nji nga mbështetësit ma të mëdhaj të Kosovës dhe pamvarësisë së saj.

Deklaratat e Delawie vijnë mbas komenteve, kryesisht të politikanëve në Beograd, se administrata e Presidentit Donald Trump “nuk e mbështet Pamvarësinë e Kosovës”, ashtu siç e kanë mbështet administratat e mahershme.

“Shtetet e Bashkuara janë një nga miqtë dhe mbështetësit më të afërt të Kosovës, edhe pse ju mund te lexoni diçka tjetër në media, kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Miqësia mes dy vendeve tona është e thellë dhe është shumë-dimensionale dhe ne punojmë shumë çdo ditë për të avancuar qëllimet tona, siç janë demokracia, siguria dhe prosperiteti”, ka nënvizue ambasadori amerikan.

Shperndaje në: