Policia konfirmon, 8 viktima në nji fshat të Vlorës, autori asht 24-vjeçar

Nji ngjarje e randë asht regjistrue mbasditen e kësaj të Premte në nji fshat të Vlorës, ku dyshohet se janë vra 8 persona si pasojë e të shtënave me armë.

Lajmi konfirmohet nga kryeplaku i fshatit Resulaj, por detajet janë ende të pakonfirmueme.

Nga raportimet paraprake, dyshohet për 8 persona të vramë, nga nji 24-vjeçar që thuhet të ketë pas probleme mendore.

Policia ka shkue në vendngjarje për me zbardhë detaje të matejshme, ndërsa forcat e FNSH’s dhe RENEA’s janë vue në ndjekje të autorit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje në: