Thaçi debaton me Carl Bildt dhe Daniel Serwer për Kosovën

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka hy në debat në rrjetin social Twitter me dy nga njohësit e thellë të situatës në Ballkan, ish-kryeministrin suedez Carl Bildt dhe analistin amerikan Daniel Serwer.

Presidenti Thaçi ju përgjigj nji shkrimi të Bildt, ku ai pohon se nuk duhet ba shkëmbime territoresh, por nji autonomi për serbët e Kosovës, si marrëveshje finale.

Thaçi i ka thanë Bildt: “I dashur Carl Bildt, unë jam i përkushtuar në rrugën tonë drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian. Ne duhet të arrijmë njohjen reciproke dhe raporte të fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Serbisë, dhe gjithashtu të arrijmë paqen”.

“Marrëveshja për demarkimin e kufirit do të garantojë multietnicitetin tonë. Vonesat do na kushtonin shumë”.

Kjo ka shkaktue që ish-kryeministri suedez me ju përgjigjë tue thanë se “pajtohet me Thaçin”.

“Pajtohem. Është e domosdoshme që të lëvizet përpara. Është në interesin e Kosovës dhe Serbisë perspektiva e integrimit në Bashkimin Europian dhe institucione Euro-atlantike, duke mbrojtur kufijtë, interesat e përbashkët dhe karakterin multietnik të rajonit”.

Ndërkaq Thaçi ka qenë aktiv edhe në komunikim me analistin amerikan Daniel Serwer, njofton Klan Kosova.

Analisti amerikan e ka pyet direkt Presidentin; “A dëshironi vërtet të hapni për rinegocim marrëveshjen me SHBA-të dhe shumicën e vendeve të BE-së që i kanë dhënë njohje vendit tuaj? Kjo mund të përfundojë shumë keq”.

Presidenti Thaçi i ka dhanë përgjigje menjiherë.

“I dashur Daniel Serwer, jam i përkushtuar thellësisht të arrijmë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE. Bazuar në vlerat e përbashkëta që ndajmë. Bazuar në nevojën për të arritur siguri për fëmijët tanë. Duhet ta mbyllim kapitullin i cili do sjellë njohje reciproke dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore në mes Kosovës e Serbisë”.

Presidenti ka shtue se “jam kundër ndarjes, jam kundër shkëmbimeve, jam kundër status quosë. Jam kundër krijimit të një Republika Srpska në Kosovë. Por jam në favor të arritjes së demarkimit paqësor të kufirit prej 400 kilometrash në mes Kosovës e Serbisë”.

“Një marrëveshje e balancuar është në interesin e ne të gjithëve, përfshirë SHBA-në e BE-në”, ka thanë ai.

Shperndaje në: