Zv/kryeministrja serbe: Zgjidhja me Kosovën, jetike për Serbinë

Zorana Mihajlovic, zv/kryeministrja e parë në qeverinë e Serbisë, ka thanë se zgjidhja e problemeve me Kosovën ka randësi të jashtëzakonshme për shtetin serb.

Simbas saj deklarata e kundërshtarëve politikë në Beograd se Vucic po merret vetëm me temën e Kosovës, janë për interesa personale.

“Ku keni qenë gjithë këto vite. Kosova është Serbi, por ju keni bërë gjithçka për ta ndarë nga Serbia. Gjatë gjithë kohës që ishit në pushtet, nuk kishit guxim për negociata me dhe të thoni se si është situata në Kosovën dhe pjesë të tjera”, tha Mihajlovic, përcjellë lajmi.net

Ajo kërkoi nga të gjithë në shtetin serb, me u ba bashkë me arritë nji zgjidhje sa ma pozitive në raport me Kosovën.

Shperndaje në: