Serbia shkel marrëveshjet e Brukselit, Kosova paralajmëron reciprocitet

Serbia jo vetëm që po ndalon kosovarët me shkelë në këtë shtet, por edhe po fillon me procedura gjyqësore ndaj tyne.

Avokatët vlerësojnë se kjo asht shkelje e marrëveshjeve të arrituna në Bruksel, e në MPJ paralajmërojnë se mundet me pasë reciprocitet.

Dy herë mbrenda pak ditësh, Serbia ja ndaloi hymjen në këtë shtet, ish-kryetarit të Akademisë së Shkencave, Hivzi Islamit.

Kjo asht në kundërshtim me marrëveshjet e arrituna në Bruksel, gjatë dialogut shumëvjeçar mes dy shteteve.

Për ndalimin e tij, ka reague edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ky institucion ju ka ba thirrje autoriteteve serbe me ndërpre veprimet e tilla ndaj shtetasve të Kosovës.

Ndërsa ka paralajmërue edhe për reciprocitet.

Shperndaje në: