Mbas nxetësisë së madhe, priten reshje shiu në Kosovë

Dy ditët e para të javës vijuese moti ka me qenë i qëndrueshëm dhe stabil, tue e mbajtë gjendjen termike të pandryshueshëm dhe intervalet e gjata me diell.

Nga e Mërkura priten kushte tjera meteorologjike, meqë masat e ngrohta të ajrit të ardhuna nga pjesa veriperëndimore dhe jugperëndimore e vendit, me vete kanë me sjellë edhe vranësina, të cilat kanë me u shoqnue me reshje shiu.

Lexoni lajmin e plotë:

Sa i përket fushave barike nuk do të ketë luhatje të mëdha, me vlera minimale nën normalen dhe me 1-3 milibar mbi vlerat e normales, ndërsa në fushat termike do të ketë rënie të temperaturave për 2-4 gradë Celsius nga mesi i javës.

Indeksi i rrezeve ultraviolet mbetet në shkallë të rrezikshmërisë, andaj këshillat e mjekut për t’u mbrojtur nga rrezet direkte të diellit mbeten në fuqi.

Temperaturat  minimale do të lëvizin nga 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi  1-7m/s.

Shperndaje në: