Thaçi drekon në jahtin luksos të Pacollit në Shëngjin (foto)

Relaksit në bregdetin shqiptar gjatë këtyne ditëve të nxeta nuk ju kanë rezistue as krenët ma të naltë shtetnorë të Kosovës.

Sot në pllazhin e Shëngjinit janë pa Presidenti Hashim Thaçi, Zavendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, të cilët me vete kishin marrë edhe analistin Baton Haxhiu.

Periskopi ka siguruar disa pamje teksa të tre argëtohen në plazh dhe lahen në det në turmën e njerëzve të tjerë që kanë shkue për pushime atje.

Madje ata ma vonë edhe kanë drekuar në jahtin luksos të Pacollit në Shëngjin.

“Drekë e këndëshme në Shëngjin me Presidentin e RK Hashim Thaqin”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij Facebook.

Shperndaje në: