Aksident i randë në Gllarevë, 6 persona të lënduem

Gjashtë persona janë lëndue si pasojë e nji aksidenti që ka ndodh sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht te fshati Gllarevë.

Aksidenti ka ndodh ndërmjet dy kerreve, njana me tabela të hueja.

Me këtë rast janë shkaktue edhe dame të konsiderueshme materiale.

Si pasojë, gjithashtu bahet e ditun se asht krijue edhe nji kolonë e gjatë e kerreve.

Siç bahet e ditun ma tej, mbas 10 minutash asht lirue njana korsi e magjistrales, e cila u bllokue si pasojë e këtij aksidenti.

Shperndaje në: