Izetbegovic: Kosova dhe Republika Serbe janë çashtje të ndame!

izetbegovic

Anëtari i Presidencës boshnjake, Bakir Izetbegovic, ka thanë sot se çashtja e Kosovës nuk mundet dhe nuk duhet me u krahasue me statusin e Republikës serbe të Bosnës.

Simbas tij, nuk ekziston asnji argument në bazë të cilit mundet me u ba nji ndërlidhje për këto dy tema, përcjell lajmi.net.

“Nuk ka argumente jurdike e as historike me të cilat zgjidhja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mund të ndërlidhet me Bosnjën dhe Njësinë e saj të Republikës serbe. Statusi i Bosnjës dhe njësive të saja është e zgjidhur me marrëveshjen e Dejtonit”, ka thanë Izetbegovic.

Siç thotë ai, në opinion asht e pranishme që nji kohë të gjatë teza se serbët po tentojnë që “humbjen” e Kosovës me kompensue me lidhjen e Serbisë me Republikën Serbe, dhe nji gja e tillë simbas tij asht intensifikue me fillimin e dialogut final mes Prishtinës dhe Beogradit.

Shperndaje në: