Zjarret në Greqi, vazhdoi beteja me flakët edhe gjatë natës

Zjarri i madh që shpërtheu mesditën e së Diellës në ishullin e Evia ka vazhdue edhe gjatë natës.

Aktualisht në ishull ka dy vatra aktive zjarri në nji distancë prej 3 km nga fshatnat e Kontotispoti dhe Stavros.

Si pasojë e zjarreve rreth 250 persona janë evakuue nga autoritetet ndërsa rreth 300 të tjerë kanë vendos me u largue vetë për me u strehue tek të afërm.

Kryetari i Bashkisë Psachna G. Psathas tha për mediat vendase se prania e pajisjeve zjarrfikëse ajrore dhe tokësore asht e forte dhe se shpresonte se shumë shpejt zjarri ka me u vnue nën kontroll.

Në ishull po operojnë 186 forca zjarrfikëse dhe 5 helikopterë për përforcime nga ajri.

Shperndaje në: