Konfirmohet nji i vdekun nga Virusi i Nilit në Kosovë


17 të vdekun si pasojë e Virusit të Nilit asht bilanci i nji jave në vendet e Europës.

Kështu ban të ditun Qendra Europiane për Mbrojtje dhe Kontroll nga Epidemitë. Simbas të dhanave të këtij institucioni, në Serbi janë 9 të vdekun, tre në Greqi, nji në Itali, nji në Rumani dhe nji në Kosovë.

Simbas Qendrës Europiane për Mbrojtje dhe Kontroll të Epidemive, nga data 3 e deri më 9 Gusht, vetëm në Europë janë regjistrue 231 raste të infektimit me virusin e Nilit.

Në këtë raport thuhet se edhe Kosova asht prekë nga ky virus dhe tashma janë regjistrue dy raste me infeksion. Njani prej të cilëve raportohet se ka vdekë.

Rastin e vdekjes së nji pacienti në Kosovë nga Virusi i Nilit e ka konfirmue për Radio Kosovën edhe Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Shperndaje në: