Dacic i përgjigjet Veselit për investimet në veriun e Mitrovicës


Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic, ka komentue deklaratën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadria Veseli për investime simbas planit të tij ‘Mitrovica e Re’, tue thanë se pala kosovare “mundet me paralajmërue çfarë të dojë, mbasi veriu në këtë mënyrë flet për veten”.

“Si do ta realizojnë këtë pa pjesëmarrjen e serbëve në veri? E gjithë kjo është fiksim. Serbët duhet të jenë të fuqishëm dhe të mbrojnë atë është në veri, pasi atje është më lehtë të mbijetohet pa ndonjë obligim të asaj që kërkohet nga autoritetet qendrore në Prishtinë”, u shpreh ai.

Dacic pohon se shqiptarët nuk dëshirojnë që kufini me qenë në Ibër dhe që veriu me mbetë në Serbi, dhe se ky simbas tij “asht problemi i tyne ma i madh, mbasi duhet ndërtue në territorin, i cili asht serb”.

Shperndaje në: