Sulm ndaj Parlamentit Britanik, nji person mbetet i vdekun (video)


Nji ngjarje e randë ka ndodhë mëngjesin e sotëm në Londër.

Nji kerr me shpejtësi ka shkue drejt selisë së Parlamentit Britanik, tue u përplasë me rrethimin. Për pasojë nji person ka vdekë.

Dëshmitarët janë shprehë se shoferi sulmoi disa biciklista.

Forca të shumta policie kanë shkue në vendin e ngjarjes dhe kane rrethue zonën.

Policia metropolitane ka ba të ditun se disa kambësorë janë shkelë nga kerri.

Gjithashtu, asht mësue se shoferi i kerrit asht arrestue në vendin e ngjarjes.

Shperndaje në: