Veseli: Eshnat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë

Kryeparalamentari Kadri Veseli ka ba të ditun se me rastin e shejimit të 85 vjetorit të vrasjes së heroit Hasan Prishtina, ka kërkue që eshnat e Prishtinës të sillen në Kosovë.

Veseli ka thanë se eshnat e Hasan Prishtinës duhen me u varrosë me ceremoni shtetnore, afër vendit ku janë varrosë ish-presidenti Ibrahim Rugova, dhe simboli i rezistencës Adem Demaçi.

“Në 85 vjetorin e vdekjes kujtojmë Hasan Prishtinën, heroin e madh të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesin e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës. Në këtë vit të nderimit kombëtar për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, dhe në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të krijimit të Komitetit ‘Mbrojtja Kombëtare e Kosovës’, kam marrë iniciativën që eshtrat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë dhe në një ceremoni shtetërore të varrosën në Prishtinë, në vendin ku prehen Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës dhe Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare në Kosovë”, ka shkrue Veseli.

Ai po ashtu ka ba të ditun se për këtë ju ka kërkue letër autoriteteve në Shqipni.

“Për këtë qëllim u kam dërguar një letër autoriteteve shtetërore në Tiranë, që të na mbështesin në këtë inciativë domethënëse për memorien dhe identitetin shtetëror të Kosovës. Kosova nuk i harron bijtë e vetë, heronjtë e saj. Ata, si gjithmonë, kthehen të fundit nga betejat”, shkruen Veseli.

Shperndaje në: