LDK, VV dhe PSD paralajmërojnë diçka

Duket se ma në fund të gjitha partitë opozitare kanë me qenë njizani, ato janë deklarue se do të thirrin protesta për mos me lejue që Presidenti Hashim Thaçi, me qenë prijës i dialogut dhe që temë e bisedimeve të jetë korrigjimi i kufijve.

Vetëvendosje dhe LDK thojnë se janë dakordue në veprimet e tyne, që përmes Kuvendit të legjitimohet ekipi i dialogut.

Partia ma e madhe opozitare, LDK’ja, i sheh si opcion edhe protestat për të kundërshtue deklarimet e presidentit për korrigjim të kufijve dhe që ai të jetë prijës i dialogut.

Edhe pse PSD nuk ka gjetë ende përkrahjen e Vetëvendosjes dhe LDK’s për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për dialogun, ata thojnë se do t’i mbështesin edhe protestat.

Shperndaje në: