Ky studim për cigaret elektronike ka me ju befasue!

Nji studim i fundit tregon se avulli i cigareve elektronike mundet me damtue qeliza jetike të sistemit imunitar, e për këtë arsye munden me qenë ma të damshme nga sa mendohej më parë.

Simbas studiuesve, avulli i këtyne pajisjeve paaftëson qeliza të randësishme të sistemit imunitar në mushkni, tue nxitë kështu inflamacionet. Ata paralajmërojnë për ma shumë vëmendje, kundrejt opinionit se cigaret elektronike janë të sigurta.

Gjithsesi, Departamenti i Shëndetit Publik në Angli këshillon se, ato janë shumë ma pak të damshme krahasue me duhanpimjen, prandaj njerëzit nuk duhen me hezitue m’i përdor, si nji mundësi që ju vjen në ndihmë për të heqë dorë nga cigaret.

Studimi eksperimental i udhëhequn nga profesor David Thickett i Universitetit të Birminghamit asht publikue “online” në revistën “Thorax”.

Studime të mahershme ishin fokusue te përmbajtja kimike e langut të cigareve elektronike, përpara se ai të kthehet në avull.

Shperndaje në: