Shokante në Shqipni! Nana tenton me i mbytë dy çikat e saj në lumë dhe e kall shtëpinë! (video)


Nji grue që tentoi të mbyste 2 çikat e saj të mituna dhe që kalli shtëpinë e bashkëjetuesit të saj ditën e Hanë në Fier, asht arrestue.

Simbas policisë, në pranga ka përfundue 42-vjeçarja Rudina Kishta, banuese në katundin Grecalli të Fierit, shkruejnë mediat n’Shqipni.

Arrestimi u ba mbasi dyshohet se ka tentue me i vra dy çikat e saja të mituna binjake 6 vjeçe, tue tentue t’i mbyste ato në ujnat e lumit Seman në afërsi të urës së katundit Daullas, Fier.

Gjithashtu, dyshohet se Rudina Kishta ka kall me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në katundin Grecalli, shtetasit Ardian Gjika, 35 vjeç.

KLIKONI KËTU ME PA VIDEON

Shperndaje në: